Google ADS

SHBA akuzon shtatë iranianë për sulme kibernetike

16:42 | 24 Mars 2016
Arbresh.info

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar shtatë hakera iranianë për një seri të sulmeve kibernetike kudër bankave jashtë Nju Jorkut.

Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit njoftuan akuzat në një konferencë për shtyp në Uashington, transmeton Arbresh.info.

Kjo është instanca e fundit e administraësa Obama që fajësoi publikisht vendet e huaja për shkelje kibernetike.

Departamenti i Drejtësisë në maj të vitit 2014 ka akuzuar pesë zyrtarë ushtarakë kinezë të dyshuar për hakim në disa kompani të mëdha amerikane dhe vjedhjen e sekreteve tregtare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme