Google ADS

Tri pyetjet e revolucionit francez

10:19 | 24 Mars 2016
Arbresh.info

Nga: Fidan Ademi

Ka përfunduar koha e analizës politike rreth marrëveshjeve. Tashmë është e qartë që “Zajednica” është projekt i Serbisë që implementimi i saj minon Republikën. Mbi dyqind-mijë njerëz, me bindje kanë vu nënshkrimin në peticion, si rezistencë e parë ndaj marrëveshjeve të dëmshme që na i solli qeveria , duke vazhduar me protesta paqësore ne Kuvend e jashtë tij.

Qeveria në anën tjetër u kundërpërgjigj. Plotësisht joracionale, duke burgosur deputet e aktivist politik, e depërtuar shqiptar jashtë Republikës vetëm për formalitete te kontestueshme teknike. Tentimi për të shtypur pakënaqësinë e që nënkupton dhe mbulimin e dështimit te tyre te plot në pothuajse të gjitha fushat!
Dështimi ne politik te jashtme, dështimi ne politika te brendshme përgjithësisht sjellin pakënaqësi te popullit. Kryeneçësia e mosaprovimi i dështimit sjell revoltën e kryengritjen.

Një dështim e arrogancë e tillë dikur prodhoj tri pyetjet e revolucionit francez, saktësisht prodhoj revolucionin francez qe simbolikisht paraqitet me tri pyetje.
Maria Antoneta e beri pyetjen e pare: “Pse po protestojnë varfanjaket? Duan bukë mbretëreshë!- Por pse nuk han biskota?” Pse ikin përmes Hungarisë? Pse shumohen? Pse bëjnë fëmijë? Çka po e bëni te madhe për 2000 euro tender djemve? Pse s’duan te punojnë kur ka pune mjaft ne Kosove… Pyetja e parë pashmangshëm u bë në Kosovë! Arroganca e tyre fyese për çdo qytetar te këtij vendi! Tash se fundi u kuptua qe dhe vëllai i kryeministrit paska kërkuar azil ne perëndim! Aq është ngushtua rrethi i shfrytëzuesve, aq e kanë bere te padurueshme dhe te pashpresë jetën ne këtë vend. Hendeku mes tyre dhe popullit është aq i madh sa luksi i pamundëson pamjen reale – Atë të mjerimit të qytetarëve,borxheve e ne raste dhe urinë.

Pyetjen e dyte e beri mbreti: “ A është kjo një revolt? Jo imzot, është një revolucion.” Janë 8000 ne manifestim – kur shihen afro 100mij! Një pakënaqësi e organizuar, një kauzë e drejt, një vullnet për liri! – jo jo, janë te shitur, duan të na prishin me te huajt, me Serbin… Janë 200 mijë nënshkrime te falsifikuara, janë këta hasmit tonë… Qeveritaret tanë janë ne mes pyetjes se dyte. Shpresa e tyre për me shtyp protestat paqësore do tensionon pakthyeshëm situatën.
Policia po i braktis dita-ditës. Policëve të varfër e te sinqertë, kjo situatë po iu rendon atyre kryesisht e askush nga ta nuk është në gjendje të shkoj deri në fund për ta mbrojtur pazarin e tyre me Serbin, për “Zajednicen” e tyre.

Ta hajë dreqi i mallkuar, nëse për luftëra te huaja e kauza plotësisht jo familjare mobilizojnë qindra shqiptar sa i mobilizon mbrojtja e lirisë e kundërshtimi, luftimi i kthimit të Serbisë. Ky vend i ka 1000 burra e burrnesha që nuk mund te flenë, nuk mund të han, të pijn e të buzëqeshin pa u sigurua qe republika , jeta e lira jone është e sigurt!

Qeveritarët çka po presin? Shtypja e shpresës për ndalim paqësor te Serbisë shqiptarët do ta presin me indiferencë!
Veturat zyrtare po digjen. Tashme një grup po merr përgjegjësin për djegien e veturave. Sa me e pamundur behet zgjedhja demokratike aq me e ashpër do behet beteja neper vend… Kjo do ta sillte një kohë të vështir… Shpërthimin e bombave. Krismën e plumbave qe pashmangshëm dërgon te pyetja e tretë…!
Pyetja e tret është kurora. “Pse unë, çfarë ju kam bere?” Tha mbreti Luigji i xvI! Pasardhësi i një dinastie që sundonte prej qindra viteve. I mbrojtur nga klerikët si mëkëmbës i Zotit në tok. Me një ushtri prej qind-mijë ushtarësh e një gard personale te huaj, atë zvicerane prej mbi 10 mijë vetëm në Bastije! (ishin të huaj sepse ne rast nevoje shtypnin popullin pamëshirshëm). Por askush nuk mundi ta shpëtonte nga zemërimi i popullit. Arroganca me te cilën qeveriste përmbysi atë tmerrësisht. Përgjigjen e mori nga një fërfëllimë e gijotinës… Nëse nuk ndalen ne pyetjen e dyte e te heqin dore, përgjigjja e tret do jete një “frrt” e gijotinës ne shesh diku. Ne shesh dikur. Pasi vendi kalon nëpër pellgje gjaku. Pasi Serbia nuk do te kthehet, e “zajednica” nuk mund te kaloj. Pasi varfëria nuk mund te durohet. Pasi arroganca e tyre do na sjell shume te këqija, por e keqja do ndalet, do prehet! Historia, kjo mësuese e mire sa shembuj të qartë na jep! Populli fiton gjithmonë e shtypësit e saj përfundojnë në gijotinë, tog pushkatimi a copëtim bajonetash…
Apo heqin dore me kohe dhe mandatin e ka populli ne kutit e votimit. Për ose kundër “Zajednices” , për ose kundër kthimit te Serbisë ne Kosove. Ne fakt, kjo qeveri kushtetushkelëse ka veç dy mundësi: te dorëhiqet apo rrezohet por e pamundur mundësia e tretë: të qeveris.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme