Tentuan të shisnin vajzën në këmbim të uiskit dhe deleve

15:08 | 23 Mars 2016
Arbresh.info

Policia në Spanjë ka arrestuar një çift rumun i cili dyshohet të jetë pajtuar për të shitur vajzën adoleshente për 3,500 funta, 100 shishe uiski, dy dele dhe një derr.

Shitja thuhet se është bërë si pjesë e një marrëveshje të pajës së nusërisë mes dy familjeve rome para martesës me mblesëri të 15-vjeçares me një 16-vjeçar që jetonte në Asturia të Spanjës, transmeton Arbresh.info.

Çifti emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, është mbajtur në një rezort në Almunecar, në jug të Granadës.  Ata janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtutjeshme.

Vajza është marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Marrëveshja ishte që familja e djalit të paguante për dasmën, ushqimin dhe grupin muzikor, si dhe fustanin e nusërisë, përcjell Arbresh.info.

Paja do të paguhej në dy pjesë, në para të gatshme dhe më pas me uiski dhe kafshë. Martesa në moshë të re dhe me mësit është pjesë e kulturës së tyre, prindërit u kanë thënë policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme