Google ADS

Evolution Dance organizon punëtori për bamirësi

14:31 | 23 Mars 2016
M. A.

Studio e vallëzimit ‘Evolution Dance’ po organizon punëtori vallëzimi për bamirësi.

Kjo punëtori e cila do të mbahet të shtunën me 26 mars, duke filluar nga ora 16:00 e deri në orën 19:00 në studion e ‘Evolution Dance’ e cila gjendet në Pejton do të kushtojë pesë euro, e parat që do mblidhen do shkojnë për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

Në këtë punëtori ashtu siç edhe thuhet në komunikatën për media të kësaj studio do të mësohet vallëzimi sensual “KIZOMBA”, vallëzim ky i cili vjen nga Angola e Afrikës e më pas është pasuruar me shumë elemente duke kaluar në Urban Kizomba.

Punëtoria e cila thuhet se do të jetë e nivelit fillestar, është i hapur për të gjithë.

Kizomba ka të bëjë shumë me kontaktin e ndjesinë e muzikës, dhe gjatë vallëzimit të një kënge, një pjesë të madhe të kohës vallëzohet me sy të mbyllur.

Evolution Dance është themeluar më 2 dhjetor 2008 në Prishtinë dhe shpejtë është zhvilluar si shkollë e vallëzimit. Në prill 2011 u anëtarësua në organizatën më të madhe botërore për të gjitha llojet e vallëzimit në të gjitha shtetet e botës, International Dance Council (CID) – UNESCO. Si rezultat i kësaj, Evolution Dance përfaqësoi Kosovën në Asamblenë Gjenerale të 19-të të CID-UNESCO-së të mbajtur në kuadër të Kongresit me temën “Vallëzimet në Kohën e Perandorisë Otomane, më 24-27 nëntor 2011” në Stamboll, Turqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme