Policia konfirmon vjedhjen në rektorat

11:33 | 23 Mars 2016
M. A.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për Express, vjedhjen në rektorat.

“Është e vërtetë që është thyer rektorati. Në orën 08:00 të mëngjesit është raportuar që ka ndodhur një vjedhje në këtë institucion. Njësitet policore janë duke e bërë ekzaminimin në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme