Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie për -0.4% në muajin mars 2015 krahasuar me muajin mars 2014.
Rënie e IHÇK-së në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë, -2.6%, përdorim i pajisjeve për transportin personal, për -12.8%, arsim i lartë -28.1%, shërbime dhe strehim i studentëve -15.8%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.9%.
Këto të dhëna dalin nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, IHÇK në Kosovë është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2015 krahasuar me muajin shkurt 2015.
Në njoftimin e ASK-së, thuhet se ngritje e këtij Indeksi vërehet te nëngrupet: pemë me 3.0%, përdorim i pajisjeve për transportin personal për 2.4%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3% në IHÇK.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi: qumësht, djathë dhe vezë për (-2.0%) me një ndikim prej (-0.2) për qind në IHÇK. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2015 me muajin mars 2014 ishte (-0.4%).Rënia kryesisht u neutralizua me ngritjen e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (1.4%); mish (0.8%); pemë (7.2%); perime (12.1%); duhan (3.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për (7.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5% në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...