Vila në Havana ku pushoi Obama, shtëpi e shqiptarëve (Foto)

16:00 | 22 Mars 2016
Arbresh.info

Barack Obama ka thyer akullin me Kubën. Kaq shumë e përfolur ka qenë vizita e tij këto ditë ne Kubë, pas 88 vitesh ndarje, sa çdo media ka shkruar për lajmin e madh.
Surprizon Reuters kur raporton se vila në Havana, ku kaloi dy netët Barack Obama dhe familja e tij, i ka mbijetuar luftës, revolucionit dhe një pushtimi shqiptar.

“Tanimë që lidhjet diplomatike SHBA-Kubë janë rikthyer, rezidenca ambasadoriale po rishfaqet si një qendër e ndikimit në ishullin komunist,” shkruan Reuters.

Në shkrim nuk jepen detaje rreth pushtimit shqiptar. Aty raportohet që SHBA e ka braktisur këtë godinë nga viti 1961 deri në 1977, pas revolucionit kubanez.
Sipas Reuters, kjo shtëpi është bërë fillimisht e shqiptarëve dhe më pas e zvicerianëve.

“Kjo ishte një vilë e ndërtuar për të bërë përshtypje,” thotë John Caulfield, që ka qenë diplomati kryesor i SHBA për Kubën nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Dhe ashtu siç mund të shihet edh enë foto, me të vërtet që që të le me gojë hapur.

v1 Vila1 Vila2 Vila3 Vila4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme