Ky është momenti kur një pjesëtar i audiencës zhvishet lakuriq në skenë para qindra njerëzve si pjesë e një marifeti të magjistarit.
Vajza e quajtur Kelsey, ishte në rreshtin e parë në shoun e magjistarit Wes Barker, kur u zgjodh nga ai për të marrë pjesë në marifet, transmeton Arbresh.info.
E veshur me taka dhe një fustan të gjelbër, “viktima” e magjistarit ishte e lumtur duke u ngjitur ne kutinë e vendosur në skenë.
Wes me shaka thotë: “Unë e di që kjo duket si bagazhi i një makine, por mos kini frikë”.
Duke demonstruar trikun klasik të magjisë, ai mbulon kutinë me një çarçaf të bardhë, dhe kur e heq zonjusha shihet vetëm me mbathje, e cila mbron modestinë e saj me duar.
I shokuar magjistari u thotë mysafirëve: “Kjo nuk duhej të ndodhte, apo duhej?” Shumë nga të pranishmit brohorasin dhe kërkojnë që triku të përsëritet sërish./Arbresh.info
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania