The Washington Post
Pas Luftës së Ftohtë u duk se demokracia po zgjerohej, diktaturat po binin dhe kapitalizmi po ngjitej. Sot, demokracia është duke u tërhequr. Vlerat liberale si: transparenca, shteti ligjor, përgjegjshmëria dhe respekti për dinjitetin njerëzor po shkelen gjerësisht. Autokratët dhe madje edhe disa politikanë perëndimorë po lëvizin haptazi mes frikës, ksenofobisë dhe paranojës. Armiqtë e demokracisë po forcohen dita ditës. Shtetet e Bashkuara janë pjesërisht përgjegjëse që po e lejojnë këtë që të ndodhë. Ajo duhet të bëjë një hap përpara kundër autokratëve të botës dhe t’iu kundërvihet liberalizmit të tyre të rrezikshëm.
Një valë mbresëlënëse ndryshimesh demokratike që nisi në mesin e viteve ’70 arriti pikun e saj pas Luftës së Ftohtë. Sipas një libri të ri, “Autoritarizmi bëhet Global”, që nga 1990 deri më 2005, numri i vendeve të identifikuara nga Freedom House si “demokraci elektorale” janë rritur nga 76 në 119. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i vendeve të cilësuara si të “lira” është zgjeruar nga 65 në 89. Në një material të janarit të Journal of Democracy, Christopher Walker shkruajti se një hamendësim gjatë këtyre viteve të arta ka qenë se regjimet autoritare do të ndryshonin vetëm nëse do të josheshin nga demokracitë dhe do t’iu tregohej rruga. Por kjo nuk ndodhi. Në vëzhgimin e saj të fundit vjetor, Freedom House zbuloi se 2015-a ka qenë viti i 10-të radhazi i rënies në lirinë globale. “Në vend që ta reformojnë, shumica e këtyre regjimeve shtypëse e kanë thelluar autoritarizmin e tyre”, shkruante z. Walker.
Tiranët e sotëm janë më të sofistikuar se ata të së shkuarës: Në vend të një autoritarizmi të qartë, ata ngrenë një fasadë demokracie dhe e kontrollojnë nga brenda. Ata zhvillojnë zgjedhje që nuk janë konkurruese, përdorin grupe të miratuara nga qeveria për t’i shitur si një shoqëri civile e shëndetshme, miratojnë ligje që e bëjnë të paligjshme lirinë e fjalës dhe të drejtën e protestës, dhe i detyrojnë mediat e lajmeve që të nënshtrohen duke iu hedhur kthetrat pronarëve dhe botuesve. Ata konsiderojnë si “agjentë të huaj” çdo grup që merr para nga jashtë. Kohët e fundit, në Moskë, një qendër që për 20 vjet kishte ndihmuar fëmijët refugjatë, u mbyll pasi u deklarua si një agjente e huaj.
Në mënyrë edhe më shqetësuese, autoritarët e ringjallur po shtyhen përtej kufijve të tyre. Kina po shtie në dorë një pjesë të madhe të detit nën kontrollin e saj ushtarak, duke i injoruar pretendimet konkurruese të fqinjëve të saj. Gjatë viteve të fundit, Rusia dhe Kina kanë nisur të përsosin teknikat e “fuqisë së butë”, që më përpara janë përdorur nga demokracitë, duke përdorur televizione për të përhapur pikëpamjet e tyre anti-demokratike. Edhe Shteti mizor Islamik, ndoshta regjimi më liberal në planet, ka zbuluar se si ta përdorë pushtetin e butë për të terrorizuar dhe terrorizuar.
Autokratët gjithashtu po e mbikëqyrin Internetin, por të mos thënë se po e kontrollojnë atë. Ron Deibert, drejtor i Citizen Lab te Munk School of Global Affairs te University of Toronto, shkruante verën e kaluar se “në vend që të dëmtoheshin nga Interneti, regjimet autoritare tani po e përdorin aktivisht hapësirën kibernetike në avantazhin e tyre strategjik”, duke vendosur kontroll dhe duke ndarë teknika me njëri-tjetrin. Blogistët dhe revolucionarët digjitalë anembanë botës kanë qenë në pararojën e fjalës së lirë, por ata gjithashtu kanë vuajtur arrestime dhe burgosje për gjëra të thjeshta si një tweet-im. Z. Deibert theksoi se në Egjipt, Presidenti Abdel Fatah al-Sissi u ka mëshuar disidentëve digjitalë. “Pasojat e Pranverës Arabe duken më tepër si një dimër i ftohtë”, – shkruan ai, “dhe një shembull i fuqishëm i autoritarizmit të rimëkëmbur në hapësirën kibernetike”.
Edhe në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president, Donald Trump, e ka përqafuar liberalizmin. Ai po ushqen frikën nga myslimanët; ka kërcënuar me reprezalje ndaj mediave, duke premtuar se do të jetë mishërim i burrave të fortë si Vladimir Putin dhe se do të rikthejë përdorimin e torturës për të dyshuarit për terrorizëm.
Demokracia ka patur disa momente shkëlqimi. Zgjedhjet e fundit kanë ardhur duke premtuar ndryshime në Burma, Argjentinë dhe Venezuelë dhe një transferim paqësor të pushtetit në Nigeri. Individë të padukshëm kudo vazhdojnë të rrezikojnë jetën dhe gjymtyrët që të ngrihen për vlerat liberale, sikurse gazetarja Khadija Ismayilova, e cila tashmë ka mbi një vit që ndodhet në burg në Azerbajxhan pasi ka bërë gazetari zbuluese.
Përse është në tërheqje demokracia? Recesioni i Madh dhe zhvendosjet ekonomike të viteve të fundit, përfshi rënien e çmimeve të naftës, i tronditën regjimet autoritare dhe sollën masa shtypëse për t’i prerë kokën pakënaqësisë popullore. Pranvera Arabe rrëzoi një rend të kalbur autokratik në Lindjen e Mesme, por me përjashtim të Tunizisë, forcat demokratike nuk ishin gati për ta mbushur vakuumin: Rezultati i kësaj ishin luftërat civile ose rikthimi i diktaturave. Projektet e trazuara amerikane për ndërtimin e demokracive në Irak dhe Afganistan i shkurajuan përpjekjet gjetkë.
Duket gjithashtu e qartë, në retrospektivë, se nuk është bërë mjaftueshëm për të ndërtuar dhe mbështetur demokracinë në qoshet e gjera të ish-bllokut Sovjetik pas 1991-shit. Modeli i Kinës është dukur tërheqës për disa autoritarë, të cilët mendojnë se mund të vendosin represionin politik pa sakrifikuar rritjen ekonomike.
Mungesa e vëmendjes nga Shtetet e Bashkuara ka luajtur gjithashtu një rol. Asnjë tjetër shtet nuk mund t’i bëjë dot ballë fuqisë së Shteteve të Bashkuara për të përparuar vlerat liberale. Dekada e kaluar është shënjuar nga një krizë besimi, një ndjesi lodhjeje dhe tërheqjeje nga bota. Fatkeqësisht, ka një shans që letargjia amerikane të përkeqësohet – z. Trump dhe demokrati Berie Sandres po premtojnë një tërheqje të mëtejshme nga angazhimet ndërkombëtare. Ata që shpresojnë për një ringjallje të lirisë anembanë botës mund të shpresojnë vetëm që votuesit të zgjedhin një president që do ta rimëkëmbte lidershipin demokratik amerikan. /mapo/
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...