Për ndërtimin e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, Stacionit të Autobusëve në Prishtinë iu mor një sipërfaqe e madhe e tokës, por deri më tash atij nuk i është kompensuar fare shuma prej 1,5 milion eurosh
Rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës u ndërtua në vitin 2011, por që nga ajo kohë Qeveria e Kosovës, e cila ka investuar në infrastrukturën e unazës, nuk i ka kryer të gjitha obligimet financiare.
Për t’u realizuar ai projekt, dy ndërmarrje të Komunës së Prishtinës lëshuan tokën e tyre.
Por, që nga ajo kohë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), e cila kryen pagesat e shpronësimeve për projekte me interes nacional nuk ua ka paguar paratë këtyre dy ndërmarrjeve, ndonëse para se të nisin projektet palët janë marrë vesh për kompensim.
Vlera e borxhit është mbi 8 milionë euro, 7 milionë euro ndaj Ndërmarrjes Pronësore Banesore dhe 1.5 milion euro ndaj NSH Stacioni i Autobusëve.
Megjithëkëtë, obligimet aktuale të Qeverisë ndaj palëve të ndryshme për shpronësimet janë 152.90 milionë euro, ndërsa buxheti në këtë vit për shpronësime është 27 milionë euro, dhe Ministria dhe në këtë ndarje buxhetore nuk ka specifikime se cili subjekt do të kompensohet.
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...
Guardiola befason me deklaratën rreth gjyqtarëve
Pacolli takon kryeministrin e Irakut: Ramë dakord që të viz...
Kurti: Kontributi i diasporës për vendin tonë mbetet madhor ...
Bernardo Silva tallet me Arsenalin shkak trofetë
Qëlluan me armën e shërbimit qytetarin, shpallet në kërkim e...