Google ADS

Ja si mund ta shikoni drejtpërsëdrejti prezantimin e iPhone SE

08:34 | 21 Mars 2016
Arbresh Info

Eventi i fundit nga gjiganti Apple është shumë afër që do të thotë se është koha për të filluar përgatitjet për të ndjekur eventin drejtpërsëdrejti.

Kompania pritet të prezantoj një telefon të ri iPhone me 4 inç, një iPad të ri, dhe orë të re Apple Watch, shkruan portali arbresh.info. Të gjitha këto përditësime pritet të zbulohen në ora 18:00 kur drejtori Tim Cook të marrë skenën. Eventi që do të shfaqet drejtpërsëdrejti këtu është gjithashtu i kufizuar nga gjiganti Apple.

Transmetimi i drejtpërdrejt mund të ndiqet në Safari tek pajisja juaj me iOS, Mac OS, si dhe Apple TV. Përdoruesit e sistemit operativ Windows 10 mund të shikojnë gjithashtu eventin përmes shfletuesit Edge./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme