Google ADS

Nga mosha 3 vjeçare konsumon duhan (Foto)

15:31 | 14 Prill 2015
Arbresh.info

Dihan Awalidan, është një djalosh i cili që nga mosha 3 vjeçare konsumon duhan dhe është i varur nga duhani.
Ai në këtë moshë pinte rreth 60 cigare në ditë, të cilat i blinte me paratë që ia jepnin prindërit ose në rast kur nuk e lejonin një gjë të tillë ai i vidhte paratë për të blerë duhan.

Babai i tij thotë se, djali i tij ka pirë duhan që nga mosha 3 vjeçare dhe se në atë kohë pintë nga 3 pako në ditë.
“Nëse nuk i japim para për cigare, ai hidhërohet shumë e madje edhe vjedh”.Dihan, i cili pi duhan bashkë me shokët e tij të mosha nga 7 deri në 11 në Cicapar, Java Perëndimore, Indonezi, qysh tani vuan nga shëndeti i ligë. Buzët e tij të njoma kanë filluar t’i nxihen si pasojë e katranit.

Nëna e tij, Tati, 32-vjeçe, shton: “Nëse Dihan nuk pi cigare, qan. Tani pi tinëz, jo siç pinte dikur haptas. Ai pi cigare në fushat pranë shtëpisë”/arbresh.info/

181901

181898

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme