Cilësia e mësimit në nivelin fillor në vendin tonë mund të krahasohet me notë kaluese sa i përket lëndës së matematikës, derisa me tresh (3) në lëndën e gjuhës shqipe.
Këtë vlerësim e ka dhënë Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit (MASHT) duke u bazuar në vlerësimin e nxënësve me testin e klasës së pestë nga vitet e kaluara.
Udhëheqësi i këtij divizioni, Mustafë Kadriu, ka thënë për KosovaPress se ky vlerësim që ka filluar të bëhet tash e disa vite, ka bërë të kuptohet se ku qëndron niveli i cilësisë në këtë nivel të shkollimit.
“Në qoftë se e vlerësojnë, faktikisht në matematikë jemi kaluese, në gjuhë shqipe jemi në nivelin e treshit-mirë, sipas vlerësimit tonë që janë por nëse e bëjmë një vlerësim me notat që i bëjnë mësimdhënësit akoma kemi diferenca të mëdha që mendoj edhe këtu duhet të punojmë më shumë sepse mësuesit ndoshta familjarizohen shumë me fëmijë apo edhe mosha që ata kanë konsiderata ndaj fëmijëve, përqendrimet e tyre etj. Ne si testi i vlerësimit të jashtëm në bazë të rezultatit jep me kuptua se ka një besueshmëri më të lartë por edhe mësimdhënësit duhet të bëjnë një vlerësim sa më të besueshëm”, ka thënë ai.
Kadriu i ka bërë thirrje mësimdhënësve që t’i kushtojnë më shumë rëndësi lëndës së matematikës dhe gjuhës shqipe.
“Konsideroj se mësuesit duhet t’ia japin një peshë më të madhe fushës së matematikës se me matematikë qëndrojnë pak më keq se sa në fushën e leximit por prapë i porosis ose i jap një mesazh mësuesve që edhe tek leximi ta nxjerrin kuptim-leximin e jo vetëm nxënësit se nxënësit kosovar në nivel leximi edhe në disa që i kemi bërë edhe disa testime tjera jo vetëm të kësaj forme të rregullt, mirë lexojnë por nuk kuptojnë. Do me thënë n ëse u jep një tema ta lexojnë mjaft mirë e lexojnë por të nxjerrin kuptimin nga tema nuk kemi bash rezultate të mira”, ka deklaruar Kadriu.
Udhëheqësi i DVSM-së, Mustafë Kadriu, ka bërë të ditur se këtë vit testi organizohet duke filluar nga data 20 prill, kurse ka shtuar se të dhënat që dalin nga ky test i shfrytëzojnë Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) dhe institucionet tjera arsimore.
“Në planifikimin që e kemi, realizimi i testit të klasës së 5 bëhet në javën e fundit të muajit prill, decidivisht më 20, 21, 22 dhe 23 prill, data kur ne mund t’i realizojmë. Kjo bëhet me përzgjedhjen e një numri të caktuar të paraleleve të klasave të 5-ta dhe i kemi edhe disa komuna me të gjitha paralelet e klasave të 5-ta. Vet karakteri ose filozofia e vlerësimit të klasës së 5-të ka për qëllim hulumtues nga i cili vlerësim mund t’i shfrytëzojnë DKA-të, shkollat, mësue sit dhe ministria për interesa për hulumtime dhe me e pa progresin dhe regresin që kanë nxënësit pas tri viteve. Realisht vlerësimi i klasës së pestë bëhet në mënyrë periodike, çdo tri vite, në kuadër të së cilës merren informacione dhe krahasohen gjeneracionet para tri viteve dhe gjeneracionet pas tri viteve. Çka jep me kuptua se me testin e klasës së pestë vlerësohen fusha e gjuhës dhe matematikës në kuadër të së cilës i kemi katër paketa të testeve, çdo paketë përmban nga dy teste për gjuhë edhe dy për matematikë por jep me kuptua se deri tek nxënësi i 16 nuk përsëritet, do me thënë nuk i kanë të njëjtat pyetje nxënësit, faktikisht e kemi planifikuar deri te 32-shi më së shumti në një klasë i kanë dy nxënës”, ka deklaruar ai.
Kadriu ka thënë se në kuadër të testit ka edhe pyetësorë me një numër të pyetjeve për gjendjen ekonomike e sociale të fëmijëve, numrin e anëtarëve në familje, në mënyrë q? ? të mblidhen të gjitha kushtet dhe rrethanat që tregojnë për suksesin e nxënësve.
Ndërsa, një element tjetër i nxjerrë deri më tani nga ky test, është edhe fakti se në shkollat më të mëdha që kryesisht ndodhen në vende qytete apo vende më të popullarizuara, cilësia e mësimit është më e lartë, krahasuar me shkollat e vogla nëpër fshatra.
“Unë konsideroj se vërtetë është një parametër që na ka dhënë se shkollat e mëdha kanë rezultate më të mira, është interesant se pikërisht shkollat e mëdha janë nëpër lokalitete të mëdha, nëkomuna të mëdha krahasuar me shkollat e vogla që nuk kanë rezultate të mira por kur e kemi bërë krahasimin me shkolla, janë shkolla rurale dhe më larg qendrës, kjo jep me kuptua se mësuesit që punojnë nëpër shkolla rurale edhe kanë kohë mjaft, nuk është që nuk kanë edhe kushte sepse mund të kenë mësi m tërëditor por i duhet një angazhim shumë më i madh sigurisht edhe gjendja sociale e fëmijëve sigurisht se ka ndiku dhe pastaj është një karakteristikë e veçantë se pothuajse numri ma i madh i fëmijëve kanë kompjuter në shtëpi dhe kanë informacione mjaft me elektronikë e me teknologjinë informative. Unë po pres që të kemi rezultate në qoftë se shkojmë në trend të rritjes po pres që të kemi rezultate inkurajuese por pa u publikuar rezultatet apriori nuk mund të themi asgjë”, ka deklaruar Kadriu.
Po ashtu, nga pyetësori për mësuesin që bëhet në kuadër të këtij vlerësimi të cilësisë, Kadriu ka thënë se nxënësit e mësuesve me moshë më të madhe tregojnë edhe rezultate më të mira krahasuar me nxënësit që kanë mësues më të rinj në moshë.
Këtë vit, vlerësimi i klasës së pestë do të bëhet me disa nxënës të përzgjedhur nga klasat e pesta në nivel vendi, derisa Organizata Giz do ta bëjë vlerës imin e Komunën e Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut me të gjithë nxënësit.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...