A e dini çfarë bëjnë restorantet kur ua refuzoni ushqimin dhe kërkoni tjetër?

11:47 | 20 Mars 2016
Arbresh.info

Nëse nuk jeni të lumtur me ushqimin që keni marrë në një restorant apo në “Fast Food”, a e ktheni atë mbrapshtë duke kërkuar që tu sjellët ajo që dëshironi?.

Duket se në këto raste mund të marrim diçka më shumë se që kemi kërkuar.

Në uebsajtin e Q&A, Quora, transmeton arbresh.info, njerëzit që kanë punuar në industrinë e ushqimit kanë zbuluar krejt çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura të kuzhinës në restorant, kur ju ua refuzoni ushqimin.

Emrat e kompanive nuk janë zbuluar mirëpo ato janë direkt të lidhura me këto raste për të cilat shpresohet se janë incidente të izoluara.

Një person i cili kishte punuar për një zinxhir të famshëm të prodhimit të hamburgerëve ku mosha mesatare e të punësuarve ishin mes 15 dhe 18 vjeç, ka sqaruar se tu ankohesh adoleshentëve është gjëja më e gabuar që mund të bësh, transmeton arbresh.info.

Ai ka thënë: Unë kam punuar për tri vjet aty dhe kam parë (edhe jam përpjekur t’i ndalë), këto gjëra:

  1. Futjen e merimangave brenda hamburgerëve
  2. Qime të shtuara në ushqim qëllimisht
  3. Teshtimën dhe pastaj fshirjen e hundës për bukën e hamburgerit
  4. Pështymë dhe gëlbazë të futura në ushqim
  5. Fshirja e ushqimit me prapanicë ose sqetull./Arbresh.info.

This-is-what-servers-do-to-your-food-if-youre-a-rude-customer

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme