Google ADS

Audi Q2 debuton në “Geneva Motor Show”

23:11 | 18 Mars 2016
Arbresh.info

Prodhuesi i makinave “Audi” sapo ka përfunduar veturën e re “Q2” dhe e ka prezantuar atë në panairin vjetor “Geneva Motor Show 2016”. Automjeti i ri është më i lëmuar dhe më i lehtë sesa “Q3”.

“Audi Q2” është 1.0 litërsh me tre cilindra dhe ka rreth 114 kuaj-fuqi, si dhe është manual me 6 shpejtësi.

Dizajni brenda është njëlloj si i veturave të tjera të “Audi”-së, që nënkupton se digjitalizimi në veturë është në nivel, duke përfshirë këtu kontrollin që i përshtatet shoferit, siç është njohja e shenjave te trafikut, korsitë dhe paralajmërimin për vendin ku shkoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme