Zhvilluesit e uebfaqes për video YouTube janë duke bërë të pamundurën për të sjellur tek të gjithë përdoruesit gjuhën e tyre në uebfaqe. Uebfaqja nga Google ka qenë gjithmonë poliglote, por tani gjigandi kërkimor ka shtuar edhe 15 gjuhë të tjera, duke sjellur në total 76 gjuhë në dispozicion për mbështetje. Kjo mbulon gjuhët amtare të 95 % e përdoruesve të internetit, të paktën kështu deklaron YouTube, transmeton ITshqip.com.
Për të qenë më i saktë, këto 76 opsione janë vetëm për shfletim të faqes, duke përkthyer tekstet, butonat dhe lidhjet e uebfaqes. Përveç gjuhës shqipe, YouTube tani mbështet edhe 14 gjuhë të tjera:
Azerbaijani – Azərbaycan (az), Armenian – Հայերեն (hy) , Georgian – ქართული (ka) , Kazakh – Қазақ Тілі (kk) , Khmer – ខ្មែរ (km), Kirghiz – Кыргызча (ky), Lao – ລາວ (lo), Macedonian – Македонски (mk), Mongolian – Монгол (mn), Myanmar (Burmese) – ဗမာ (my), Nepali – नेपाली (ne), Punjabi – ਪੰਜਾਬੀ (pa), Sinhala – සිංහල (si), Albanian – Shqip (sq), Uzbek – OʻZbekcha (uz) /ITshqip/
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...
Hoxha vizitë zyrtare në Ankara, merr pjesë në panairin e sig...
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...