“Elkos” hap dyert për nxënësit e shkollave profesionale

12:01 | 18 Mars 2016
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Elkos grup” me anë të së cilës nxënësit nga shkollat profesionale do ta kryejnë punën praktike në këtë kompani.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se kjo komponentë e lidhjes së arsimit me punën praktike ka munguar deri më tani dhe shtoi se tashmë një gjë e tillë do të realizohet.

Fillimisht praktikën në këtë kompani do ta fillojnë rreth 3 mijë nxënës.

Pronari i “Elkos-it”, Ramiz Kelmendi tha se dot ë shihet mundësia që nxënësit që kryejnë praktikën në këtë kompani të kompensohen edhe financiarisht.

Nënshkrimi në mes MASHT dhe “Elkos Grup” është bërë në zyrat e kësaj kompanie në Pejë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme