Emrat më të përhapur në Evropë dhe kuptimi i tyre (Foto)

22:28 | 17 Mars 2016
Arbresh.info

Në këtë hartë infografike të krijuar nga linguisti, matematikani dhe artisti çek Jakub Marian janë mbiemrat më të popullarizuar në Evropë sipas secilit vend.

Në Shqipëri, sipas këtij studimi, mbiemri më i përhapur është Kelmendi, i marrë nga emri i maleve.

Ndërsa në Britaninë e Madhe, mbiemri më i shpeshtë është Smith, që rrjedh nga metalpunuesit, kurse në Gjermani mbizotërojnë Mylerët (mullixhinjtë).

Kosova nuk është futur fare në këtë studim, por dihet se ndër mbiemrat më të përhapur në vend janë Gashi, Krasniqi apo edhe Berisha.

25

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme