Google ADS

Ministria e Bujqësisë thotë se ka siguruar qëndrueshmëri në sektorin e qumështit

21:45 | 17 Mars 2016
M. A.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit. Gjatë këtij takimi, ai i ka njoftuar ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe për Programin për Pagesa Direkte.

Siç thuhet në komunikatë, ministri Krasniqi i informoi ata edhe me kriteret lehtësuese që kanë aplikuar sivjet në këto dy programe, ku këto lehtësira përfshijnë edhe sektorin e prodhimit të qumështit, e që këto kritere sipas tij do të garantojnë rezultat.

“Ministri Krasniqi, theksoi se grantet investive dhe subvencionet e dhëna për sektorin e qumështit kanë ndikuar që ky sektor të zhvillohet dhe avancohet e bashkë me këtë kjo mbështetje ka rezultuar në qëndrueshmërinë e këtij sektori”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, drejtuesit e Shoqatës kanë mirëpritur lehtësirat që janë bërë në këto dy programe dhe e falënderuan ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që MBPZHR-ja ka dhënë për ta.

Ata theksuan se ky sektor ka potencial dhe po zhvillohet çdo vit, falë edhe përkrahjes së shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme