Bashkëthemeluesi i gjigantit “Apple”, Steve Wozniak ka thënë se nuk e njeh më kompaninë të cilën e ka themeluar vet, për shkak të produkteve të saj, siç është ora “Apple Watch”. Në një intervistë për “Reddit”, Wozniak ka shkruar: “E dua orën time të Apple-it, por – të dërgon në një dyqan orësh ku shkon për të blerë një orë me çmim ndërmjet 500 – 1,100 dollarë, bazuar në atë se sa i rëndësishëm mendon se je si person.”
“Dhe i vetmi dallim mes këtyre orëve janë vetëm rripat. 20 orë dore me çmim nga 500 deri në 1,100 dollarë. Rripat janë dallimi i vetëm? Epo, kjo nuk është kompania “Apple”, apo kompania që me të vërtetë ndryshoi botën aq shumë.” Përgjigjet e Wozniakut erdhën pas pyetjes rreth mendimit të tij për performancën e shefit ekzekutiv, Tim Cook.
HISTORIKE/ Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tir...
SBAShK-u, mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos i në...
Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut
Ambasadori britanik: Autorët e sulmit në Banjskë të sillen p...
Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Milot Rashica pjesë e formacionit të javës në Turqi