Letërsia shqipe do të përfaqësohet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig që zhvillohet në datat 17- 20 mars 2016.
Autorët, lexuesit dhe shtëpitë botuese takohen për të mbledhur informacion, për t’u angazhuar në shkëmbime, përvojë dhe në zbulimin se çfarë është e re.
Ministria e Kulturës informon se letërsia shqipe do të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme nga shkrimtarët: Luljeta Lleshanaku, Virion Graçi dhe Ardian Christian-Kyçyku.
Në këtë panair merr pjesë edhe Kosova me shkrimtarët Agron Bajrami, Ervine Halili, si dhe antropologia Armanda Kodra-Hysa.
Autorët dhe botuesit shqiptarë janë pjesë e familjes së madhe të më shumë se 40 shkrimtarëve nga Juglindja e Evropës, nga Sllovenia në Bullgari, nga Rumania deri në Bosnje e Mal të Zi.
“Atdheu, arratia, dëbimi, shpërngulja” është tema rreth së cilës rrjeti TRADUKI ka ndërtuar panelet e diskutimit mes shkrimtarëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Historia e tridhjetë viteve të fundit të këtij rajoni ka qenë histori e shkëputjes nga regjimet totalitare, e përpjekjes për të ndërmarrë rrugën e mundimshme të integrimit në Bashkimin Evropian, histori e ndarjeve të dhunshme nga familja e atdheu, histori arratie e dëbimi. Për të gjitha këto ndryshime të rëndësishme që kanë tronditur e vazhdojnë të tronditin jetesën e këtyre vendeve, do të dëshmojnë autorët nëpërmjet letërsisë së tyre.
Luljeta Lleshanaku do të nisë takimet e Leipzigut ditën e enjte, datë 17 mars, në një bashkëbisedim për “Fëmijërinë” si ngujim shtëpie, si atdheu, si toka e patundur ku kemi lëshuar rrënjë. Fëmijëria në kohën e diktaturës së Lleshanakut përballë Fëmijërisë si Utopi të shkrimtares Sabine Bockmühls nga Litenshtejni.
Rumania, një vend që bashkon tre shkrimtarë me prejardhje e gjuhë të ndryshme: Ardian Christian-Kyçykun, Dana Grigorcean dhe Filip Florianin, të ftuar për të ndarë përvojat e tyre në diskutimin e ditës së premte, datë 18 mars.
“Të rri apo të iki?” Kjo është dilema e zgjatur e qytetarëve të vendeve të Ballkanit. Rreth kësaj pyetje të vështirë për t’iu përgjigjur, rreth ëndrrës dhe shpresës, dhimbjes dhe dështimit, do të diskutojnë tre autorë në panël: Ivan Landzhev, Luljeta Lleshanaku, Petar Matović, po ditën e premte me datë 18 mars.
Tashmë të kthyer në traditë, që në natën ballkanike, përmes leximeve autoriale, interpretimeve dhe muzikës, shkrimtarët Virion Graçi Liliana Corobca, Dana Grigorcea, Jonathan Huston, Ulrich Ladurner, Andrej Nikolaidis, Stevan Tontić, Boštjan Videmšek, Marina Vujčić, do të sjellin një tjetër tabllo të Ballkanit, ditën e shtunë, më 19 mars.
Të shkruash mes dy vendeve, gjuhëve dhe kulturave: përvojat e dy shkrimtarëve: Ardian Christian-Kyçykut dhe Dževad Karahasan ditën e dielë, me datë 20 mars.
Panairi i Librit në Leipzig është projektuar si një panair për lexuesit, autorët dhe shtëpitë botuese. Ai paraqet botime të reja të pranverës, së bashku me temat, trendet dhe tendencat e fundit të librit.
Përveç autorëve më të fundit gjerman do të jenë pjesëmarrës shkrimtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Falë lidhjeve unike mes panairit të librit “Leipzigu lexon” realizohet ky panair që konsiderohet si festa më e madhe evropiane e librit duke tërhequr një publik të jashtëzakonshëm dhe mosha të ndryshme.
Jo më pak se 25.000 libra të rinj do të prezantohet gjatë Panairit të Librit në Leipzig, rreth 3000 pjesëmarrës do të prezantojnë librat e tyre në rreth 3200 evente, të parashikuara në katër ditë.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’