Pas pjesëmarrjes në ngjarjen më të madhe të filmit në botë, në akademinë prestigjioze “Oscar” dhe pas gjashtë javëve qëndrim në Amerikë, ekipi i filmit “Shok”, sot arriti në Kosovë, duke sjell me vete edhe shumë oferta nga kompani të mëdha amerikane për realizimin edhe të një filmi në Kosovë, por kësaj radhe të metrazhit të gjatë.
Skenaristi dhe regjisori Jemie Donoughue dhe producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, u mirëpritën sot në aeroportin “Adem Jashari” me lule nga familjarë dhe adhurues të filmit.
Për producentin shqiptar, Eshref Durmishi, pjesëmarrja në “Oscar” ka qenë një ëndërr e bërë realitet, pasi që kinematografia kosovare dhe Kosova ka zgjeruar horizontin e njohjeve.
Përveç njohjeve, tani kanë filluar edhe kompani amerikane që të interesohen për të realizuar një film në Kosovë, por kësaj radhe një film të metrazhit të gjatë.
Në konferencën e mbajtur për media, regjisori Donoughue bëri të ditur se ende nuk kanë ndonjë ide mbi atë se si do të jetë filmi dhe cila do të jetë tematika, por se do të punojnë shumë që ta zgjedhin ngjarjen më të mirë pasi që në Kosovë ka shumë tema të pa trajtuara.
Durmishi, gjithashtu si arritje theksoi edhe qëndrimin e filmi t në titujt kryesor në disa nga gazetat më të njohura amerikane.
“Që kur kemi shkuar në LA, ne jemi marrë më shumë me promovimin e filmit edhe në këtë rast jo vetëm me promovimin e filmit, po me promovimin e Kosovës… Kosova të paktën për një muaj ka qenë në tituj kryesor (headline), në Amerikë edhe në vende të tjera, përpos filmit ka qenë edhe si vend, Kosovë…. Kemi pas takime shumë të rëndësishme me kompani të rëndësishme që janë vërtet shumë të rëndësishme për me realizu një film të metrazhit të gjatë në Kosovë, kështu që ne jemi në hapat e parë të kësaj”, tha Durmishi
Regjisori Donoughue ka thënë se i duhet pak kohë që ta gjej ngjarjen e duhur për filmin e radhës.
“Janë aq shumë ngjarje, mua më duhet vetëm pak kohë që të gjej ngjarjen e duhur . Ka shumë interesim nga kompani amerikane, kështu që neve na duhet që të shkruajmë ngjarje të shkurta dhe të jua tregojmë atyre. I kam disa ideja në kokë, mirëpo nuk dua të flas edhe shumë për ato, por definitivisht do të trajtojmë më shumë ngjarje”, ka thënë Donoughue.
Ndërsa, producenti Ascott Kosovën e cilësoi si shtëpi të dytë.
“Eksperienca ime është e mrekullueshme dhe unë çdo herë dua të kthehem. Kosova për mua është si shtëpia e dytë. Kam shumë shoqëri që i ndjej si familje tani… është shumë mirë dhe është çdo herë mirë të kthehem këtu”, ka theksuar ai.
Ndërsa, ekipi i filmit “Shok”, nga aeroporti “Adem Jashari”është nisur për në Prekaz, për të vizituar dhe për të nderuar familjen Jashari.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...