Qeveria e Kosovës nuk ka alternativë tjetër përveç ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”. Por, alternativë ka për mënyrën e ndërtimit dhe kompaninë që do të tenderojë atë, nëse kompania e vetme që ka dorëzuar ofertën nuk i pranon kushtet e Qeverisë së Kosovës.
Ky është mesazhi që ka marrë kompania “Contour Global”, e cila ka kërkuar që norma e brendshme e kthimit të jetë 23-27 për qind. E norma e brendshme e kthimit, që njihet në gjuhën financiare si IRR, do të jetë njëra nga pikat që do të negociohet me kompaninë amerikane, “Contour Global”, pasi Qeveria nuk e pranon një IRR kaq të lartë për një projekt të tillë, shkruan sot KD.
Gazeta kishte raportuar se një nivel i tillë i IRR-së nënkupton që investitori synon t’i kthejë investimet e bëra vetëm katër vjet pas lëshimit në operim të termocentralit. Niveli i IRR-së është njëri nga faktorët që pritet të ndikojë në çmimin e energjisë elektrike së bashku me faktorë të tjerë, siç janë: teknologjia që do të instalohet, kostoja e ndërtimit dhe ajo e operimit.
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...