Të mërkurën nis mbajtja e testit më të madh ndërkombëtar –PISA për vlerësimin e njohurive të nxënësve kosovarë. Do të mbahet në tri ditët vijuese të javës: të mërkurën, të enjten dhe të premten.
Gjithsej, në Kosovë, në këtë test do të hyjnë 5 mijë e 300 nxënës të moshës 15-vjeçare, nga 225 shkolla, të cilat janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme, shkruan sot KD.
Mustafë Kadriu, koordinator i Ministrisë së Arsimit për testin PISA, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij testi, dhe se vlera e tij do t’i kushtojë buxhetit afro 40 mijë euro.
“Me këto mjete do të paguhen shpenzimet e organizimit të testit, ku bëjnë pjesë 28 koordinatorë komunalë, 225 koordinatorë të shkollave (çdo shkollë ku mbahen testet ka nga një koordinator), si dhe 75 administrues testesh”, ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se testit do t’i nënshtrohen 27 shkolla të mesme dhe fillore të Prishtinës, ndërsa shumica e shkollave në gjithë vendin janë të arsimit të mesëm të lartë, ku ka më shumë 15-vjeçar…
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...