Google ADS

Poston fotografinë e gjakut menstrual, merr kërcënime me vdekje

09:07 | 16 Mars 2016
Arbresh.info

Një grua e cila ka postuar fotografi të gjakut menstrual në llogarinë personale në mediet sociale pretendon se ka marrë kërcënime me vdekje pas këtij gjesti.

Louelle Denor, nga Filadelfia, ka postuar një foto të saj duke e  mbajtur një kapak me gishtat e saj të mbuluar nga gjaku menstrual në rrjetin social Facebook dhe Instagram, transmeton arbresh.info.

Që nga atëherë, në publikimin e saj në Instagram ajo ka marrë mjaft vëmendje.

Denor shpjegoi që fotografia e saj është publikuar për të tërhequr vëmendjen për faktin që “grave iu bllokohen llogaritë kur tregojnë gjakun menstrual (dhe jo lakuriqësi)”.

Në një shpjegim të mëtejshëm, në Medium, ajo krahasoi foton e saj me imazhet e pranuar të gjakut në video lojëra, emisione televizive dhe filma, me reagimin që ajo mori pasi posti pamjet e gjakut menstrual.

“Por, ne nuk tolerojmë pamjen e gjakut kur ka lidhje me vaginën madje edhe kur vagina nuk tregohet fare”, shkroi ajo.

Fotografia e Denorit në Facebook ngjalli reagime të ngjashme./Arbresh.info

Insta comments1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme