Google ADS

Diskutohen sfidat buxhetore të ministrive në Raportin e Progresit

07:32 | 16 Mars 2016
Arbresh.info

Instituti GAP organizon tryezë me temë diskutimi me temë “A premton Ligji për Buxhetin e Kosovës 2016 një raport më të mirë të progresit për Kosovën?”

Në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me sfidat buxhetore të ministrive dhe institucioneve të pavarura të identifikuara në Raportin e Progresit për Kosovën 2015.

Gjithashtu, Instituti GAP do të prezantojë një përmbledhje të të gjeturave kryesore sa i përket adresimit të këtyre sfidave me Ligjin për Buxhetin e Kosovës 2016.

Synimi i kësaj tryeze është që të identifikohen mënyrat për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit me ndarjet buxhetore, në mënyrë që të kemi një raport më të mirë të progresit 2016 për Kosovën.

Të ftuar në këtë tryezë do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian, Ministrisë së Financave dhe Komisionit për Integrime Evropiane dhe pjesëmarrës nga institucionet e pavarura dhe ministritë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme