Përkundër asaj që mund të mendojnë të tjerët, personat me karakter të fortë e kanë edhe anën e tyre të brendshme, shumë të butë
Ja disa shenja që tregojnë se edhe ju mund të keni një karakter të fortë.
Nuk i duroni arsyetimet – vajzat me karakter të fortë nuk janë të gatshme që ta shpenzojnë kohën e vlefshme, duke dëgjuar kukatjet e të tjerëve. Ato më shumë përqendrohen në atë që mund ta bëjnë dhe si mund t’i tejkalojnë vështirësitë aktuale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Njerëzit i përzgjidhni me kujdes – si vajzë me karakter të fortë që jeni, nuk mbështeteni në atë që ju thonë të tjerët rreth asaj se kush jeni dhe çka mund të arrini. Ju nuk keni nevojë për njerëz të tillë, por për njerëz realistë e optimistë.
Nuk ju pëlqejnë thashethemet – meqë keni shumë ide. Nuk doni që ta shpenzoni kohën duke folur për të tjerët, kur e dini se mund të bëni gjëra për ta përmirësuar botën në të cilën jetojmë.
Nuk e duroni injorancën, idiotizmin dhe pashpirtësinë – karakteri i fortë është rezultat i të informuarit të mirë. Ekziston dallim midis personit me karakter të fortë dhe atij dominues.
Dini t’i dëgjoni të tjerët – vajzat me karakter të fortë dinë edhe të dëgjojnë kur të tjerët flasin. Mos u habitni nëse të tjerët nuk e praktikojnë këtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nuk keni nevojë për vëmendje – thënë më saktësisht, kurrë nuk keni nevojë që të jeni në qendër të vëmendjes. Mund të ketë njerëz që mendojnë se ky është qëllimi juaj jetësor, por kjo nuk është e vërtetë, apo jo?
Nuk keni frikë – kjo mund të mos jetë 100% e saktë. Me gjasë ka gjëra nga të cilat keni frikë, por për dallim nga të tjerët, ju nuk lejoni që ajo frikë ta diktojë mënyrën se si jetoni.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...