Google ADS

Njihuni me ishullin ku zhdukeshin njerëzit

15:01 | 15 Mars 2016
Arbresh.info

Ishulli Coiba, në Panama është një ishull me të gjithë bukuritë ai ka ujëra të kristaltë, rërë të bardhë dhe një pyll i dendur i paeksploruar, një mrekulli e mbuluar nga një sekret i errët.

Për më tepër se 1 shekull ishulli Cooba që së bashku me 38 ishuj të tjerë të mbrojtur formojë atë që quhet Coiba National Marine Park, ishte një burg i çuditshëm, vendi ku kriminelët më të rrezikshëm dhe politikanët e burgosur dërgoheshin për t’u zhdukur.

I populluar nga disa lloje gjarpërinjsh dhe insektesh helmues dhe i rrethuar nga ujëra të mbushur me krokodilë e peshkaqenë, nuk kishte asnjë shans arratisjeje nga mijëra të burgosur të njohur si Los Desaparecidos (Të humburit).

Panamaja gjatë shekullit të fundit i është nënshtruar dhe vazhdon t’i nënshtrohet ndryshimeve të mëdha klimaterike, por ishulli Coiba, larg ndikimit të dorës së njeriut, vazhdon të gjallojë, shkruan albeu.com.

Mbi 80 për qind e pyjeve në Coiba janë të virgjëra dhe në 2005, pak pasi burgu famëkeq u mbyll, parku kombëtar u shpall sajti i UNESO-s.

Tashmë ky vend është i mbipopulluar nga vizitorë të shumtë që mbërrijnë atje me anije, të kuriozuar nga historia e tij e errët, por edhe bukuritë përrallore që mbart.

233381 233382 233383 233384

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme