Kështjella e Drakulës, në shitje

13:01 | 14 Mars 2016
Arbresh.info

Thellë diku në Rumani, gjendet kështjella e Kontit Drakula…Një kështjellë  e shekullit të 12 që frymëzoi dhe në të njëjtën kohë mori emrin nga personazhi kryesor i një novele shkruar në vitin 1897 nga Bram Stoker.

Ishte arkitektura magjepsëse dhe hija e rëndë e kësaj ndërtese që krijoi një histori tmerri, atë të sundimtarit dhe vampirit Drakula të etur për gjak.  Nëse nuk keni guxim  të lexoni librin apo të shihni filmin nuk do e merrni dot me mend që kjo kështjellë tashmë ka dalë në shitje dhe mund të jetë e kujtdo.

Kështjella i përket pasardhësve të familjes mbretërore rumune, të cilët kanë kanë vendosur që prona të jetë një muze. Rreth gjysmë milion njerëz vizitojnë sallat e saj drithërues çdo vit.  Sipas Financial Times, pasuria e pazakontë mund të shitet për 13 milion dollarë./living.al

1457809751 1457718209 landscape 1457669900 1457631618 gettyimages 85866897 1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme