Universiteti i Prishtinës rishpalli konkursin për rektor pas dështimit të zgjedhjes së tij dy javë më parë.
Kandidatët të cilët duan të garojnë për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga sot mund të aplikojnë në konkursin që është rishpallur nga universiteti.
Konkursi i rishpallur do të qëndrojë i hapur për 15 ditë, deri më datën 28 mars në orën 15:30.
Kandidatët duhet të aplikojnë me dorëzim të dokumenteve në formë fizike dhe elektronike të cilat pastaj do t’i shqyrtojë komisioni për verifikimin e dokumenteve.
Konkursi për rektor u rishpall pas pamundësisë të zgjedhjes së tij më 4 mars kur asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme.
Kandidatë në konkursin e kaluar ishin: Lul Raka, Naser Sahiti, Sali Bashota dhe Anton Berishaj ndërsa kandidati i pestë Isuf Musliu nuk ishte ftuar fare për intervistim. /kallxo.com/.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen