Ashtu edhe siç iu kemi njoftuar më parë, Xplay 5 Elite nga Vivo është telefoni i parë i mençur me 6GB RAM. Megjithatë, në rast se iu besojmë thashethemeve, Meizu do i bashkohet kompanisë së lartpërmendur duke sjellur telefonin e ardhshëm Pro 6 me 6GB RAM.
Thashethemet rreth kompanisë kanë zbuluar gjithashtu se pasardhësi i Pro 5 do të lansohet në dy variante, njëri me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, ndërsa tjetri me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, shkruan portali arbresh.info.
Detajet e tjera jo të konfirmuara të pajisjes përfshijnë ekranin 1080p, procesorin Exynos 8890 SoC, teknologjinë Hi-Fi 3.0, sistemin operativ Flyme 6.0 dhe aftësinë për një mbushje të shpejtë./arbresh.info
HISTORIKE/ Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tir...
SBAShK-u, mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos i në...
Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut
Ambasadori britanik: Autorët e sulmit në Banjskë të sillen p...
Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Milot Rashica pjesë e formacionit të javës në Turqi