Staminus, një shërbim online për hosting që është i përqendruar në mbrojtjen kundër sulmeve DDoS, ishte viktimë e një hakimi të madh javën e kaluar. Përveç që ishte jashtë funksionit deri të enjten në mbrëmje, kompania ka konfirmuar që hakerët kanë vjedhur të dhënat e konsumatorëve që përfshijnë informata e kartelave për pagesa, pseudonimet dhe fjalëkalimet, shkruan portali arbresh.info. Autorët e krimit pretendojnë gjithashtu se kanë rrëmbyer dhe ndryshuar pjesën më të madhe të routerëve të kompanisë Staminus.
Edhe nuk është e qartë se kush qëndron prapa krimit, kjo mund të ketë ndodhur si rezultat i aktivizmit politik apo si një përpjekje për të njoftuar kompaninë për mungesë të sigurisë. Duke mos shqyrtuar shkaqet e sulmit, përdoruesit të paktën mund të ngushëllohen me përforcimin e sigurisë nga Staminus duke shpresuar që të mos jenë sërish viktimë e një sulmi të tillë./arbresh.info
Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut
Ambasadori britanik: Autorët e sulmit në Banjskë të sillen p...
Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Milot Rashica pjesë e formacionit të javës në Turqi
Anija “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anijen gjermane Pe...
Vajza e Afrim Bunjakut: Askush nuk e mbush boshllëkun tënd, ...