Google ADS

Mbahet Forumi mbi Ekonominë Qarkore

07:20 | 14 Mars 2016
Arbresh.info

Duke e ditur se ekonomia qarkore është një provë e ekonomisë të së ardhmes, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, si organizatë udhëheqëse e biznesit në Kosovë, po hap një diskutim të ri mbi një qasje e cila sjell përfitime, si për klimën ashtu edhe ekonominë e vendit: Ri-përdorimin e asaj që në rastin tjetër do të hidhej.

Me këtë rast mbahet “Forumi mbi Ekonominë Qarkore”, si organizim i parë i Odës Amerikane që do të adresojë këtë qasje të zhvillimit ekonomik.

Ky organizim do të shërbejë si një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e mundësivë dhe sfidave në këtë fushë, me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave përkatëse, si dhe përfaqësuesit nga sektori privat.

Pjesë e panelit të kësaj tryeze do të jetë edhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme