Google ADS

Shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë

07:11 | 14 Mars 2016
Arbresh.info

Shoqata e Bankave të Kosovës sot fillon shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë.

Aktiviteti mbahet në shkollen fillore “Model” në Prishtinë duke filluar nga ora 9:45.

Kjo ngjarje shënohet në më shumë se 80 shtete në mbarë botën dhe duke filluar nga viti i kaluar edhe Kosova është berë pjesë e këtyre festimeve që kanë për qëllim edukimin financiar të fëmijëve, nxënësve, të rinjve në përgjithësi dhe publikut të gjerë.

Synimi i shënimit të kësaj jave është fuqizimi i gjeneratave të reja, që të jenë të përgjegjshëm dhe qytetarë me njohuri ekonomike.

Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të angazhimit të fëmijëve dhe të rinjve për të mësuar se si funksionon paraja, duke përfshirë këtu kursimet, menaxhimin e parasë, punësimin, të qenit ndërmarrës, bankat etj.

Organizata, “Të rinjtë, fëmijët dhe financat ndërkombëtare” (Child And Youth Finance International) është bartëse e këtyre aktiviteteve në gjithë botën.

Anëtar të saj janë Bankat Qëndrore të shteteve dhe asociacionet tjera, ku pjesë e saj është edhe Banka Qendrore e Kosovës e cila është anëtare e kësaj organizate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme