Një grup i operatorëve të udhëtimit në Japoni planifikojnë të nisin pastrimin e rrugëve të Parisit, pasi ata konsiderojnë se qyteti është shumë i papastër për vizitorët e nacionalitetit të tyre tejet të disiplinuar.
Nëntë agjenci të udhëtimit në Tokio do të dërgojnë këtë fundjavë përfaqësuesit e tyre në Paris me gjërat e nevojshme për të eleminuar rrëmujën rreth kullës Eiffel dhe në parqet Trocadero, transmeton arbresh.info.
Parisi është një prej top-destinacioneve për turistët japonez, me gjithsej 600 mijë turistë që e kanë vizituar kryeqytetin francez vetëm vitin e kaluar.
Megjithatë numri i tyre ka rënë që pas sulmeve terroriste që ndodhën vitin e kaluar në Paris, kështu që operatorët japonez të udhëtimit besojnë se qyteti më i pastër do të joshte bashkëatdhetarët e tyre të ktheheshin për vizitë në këtë vend./arbresh.info.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...