Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbështeturgjashtë kompani që merren me përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobileveqë t’i ekspozojnë produktet e tyre gjatë Panairit Ndërkombëtar të Mobilierisë “Shqipëria 2016”, që mbahet në Tiranë të Shqipërisë.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Tregtisë, në këtë panair, kompanive nga Kosova do t’u mundësohet promovimi i produkteve të tyre,njëherësh krijimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompanitë e tjerapjesëmarrëse. E gjitha bëhet me synimin që kompanive vendëse t’u ofrohen mundësi për qasje më të lehtë në tregjet rajonale.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe USAID – Empoëer projekt.
Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë “Shqipëria 2016” mbahet për të 13-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të jetë i hapur nga data 11 deri 14 Mars.
Maqedonci: Thellimi i bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s, prio...
“Vera do të bartej në nëntor”, ndryshimet e pabesueshme nëse...
Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregon...
Sarrazin folës në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar
“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”, reagon Maestro: Hodha në...