Apple ka konfirmuar zyrtarisht që do të transmetojë drejtpërsëdrejti eventin e muajit mars në iOS, Mac dhe Apple TV.
Më 21 mars, Apple pritet të prezantoj brendin e ri Apple iPhone SE, një telefon i mençur me 4 inç, shkruan portali arbresh.info. Apple gjatë këtij eventi mendohet se do të sjellë edhe një iPad Air 3 që vjen me funksione të ngjashme me iPad Pro.
Këtu mund të klikoni për të shikuar eventin drejtpërsëdrejti disa minuta para se ai të fillojë. Përveç pajisjeve të lartpërmendura në të cilat mund ta shikoni eventin, Apple ka lejuar gjithashtu edhe përdoruesit e sistemit operativ Windows 10 që të shikojnë prezantimin përmes shfletuesit Microsoft Edge.
Eventi fillon më 21 Mars në ora 19:00./arbresh.info
Osmani takon ndihmës sekretaren amerikane, diskutojnë për sh...
Mbahet Akademi Përkujtimore për nder të Afrim Bunjakut në nj...
Ndryshojnë tarifat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri, n...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
Izraeli: Hezbollah fsheh raketa brenda shtëpive
Djali i madh i Zinedine Zidane pensionohet nga futbolli në m...