“Budallenjtë”, mbi 2500 shikues përgjatë tetë shfaqjeve

15:40 | 10 Mars 2016
M. A.

“Budallenjtë”, flet për një mallkim në të cilin besojnë banorët e Kulenqnikovit, mallkim ky i cili është inekzistent, dhe shpërbëhet atëherë kur një mësues vjen në fshat.

Me autor Neil Simon e regji të Florent Mehmetit, shfaqja “Budallenjtë” i ka kthyer jetë për vitin 2016 Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje e cila deri më tash duke e përfshirë edhe premierën e saj është shfaqur për tetë herë radhazi në skenën e madhe të TKK-së, ka sjellë kështu gjithsej 2564 spektatorë përgjatë tetë shfaqjeve, ku në të shumtën e rasteve nuk ka pasur më bileta për publikun e interesuar.

Një gjë të tillë e tregoi për KultPlus udhëheqësi artistik i TKK-së Agon Myftari.

“Edhe në premierë dhe në çdo shfaqje të komedisë “Budallenjtë”, pa përjashtim janë shitur të gjitha biletat, përveç kësaj shumë spektatorë janë kthyer në pamundësi për të siguruar biletat për të cilën gjë ne do ta reprizojmë edhe më shumë në mënyrë që publiku të ketë mundësi ta konsumojë shfaqjen. Gjithashtu përveç kësaj shfaqje edhe shfaqjet e tjera që janë në repertor të TKK-së janë me përplot spektatorë, dhe ky fakt na gëzon shumë”, tha ndër të tjera Myftari.

“Budallenjtë”, flet për një mallkim në të cilin besojnë banorët e Kulenqnikovit, mallkim ky i cili është inekzistent, dhe shpërbëhet atëherë kur një mësues vjen në fshat.

Kjo shfaqje do të vazhdojë me reprizat e saj gjatë këtij muaji, repriza këto që do të jenë me 29 dhe 30 mars, duke vazhduar më tutje edhe me të tjera./ KultPlus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme