Google ADS

“Shok” shfaqet në festivalin prestigjioz “Tribeca Film Festival”

22:10 | 9 Mars 2016
Arbresh.info

Qendra Kinematografike e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për mediat bën të ditur se filmi ‘Shok’ do të shfaqet në “Tribeca Film Festival në Amerikë”, festival prestigjioz i themeluar nga Jane Rosenthal, Robert De Niro dhe Craig Hatkoff.

“Tregimi i shokëve, Petritit (Lum Veseli) dhe Okit (Andi Bajgora) po vazhdon të ketë sukses të madh. Pas sukseseve që pati duke e përfshirë edhe nominimin për çmimin Oscars, filmi ‘Shok’ me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue dhe me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, do të shfaqet përsëri në Amerikë. Tregim rrënqethës i bazuar në ngjarje të vërteta të kohës së luftës në Kosovë, po vazhdon sukseset anë e kënd botës”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme