Google ADS

Vdes nobelisti Günter Grass

11:51 | 13 Prill 2015
Arbresh.info

Pak orë më parë ka vdekur, në Lubecca, në moshën 87 vjeçare, shkrimtari dhe dramaturgu gjerman Günter Grass.

Grass e kishte fituar Nobelin për letërsi më 1999. Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia botuese Steidl.

I lindur më 1927, në Danzica, ai ishte njëri prej përfaqësuesve të Grupit ’47, lëvizje që kontribuoi në rilindjen e Gjermanisë pas epokës së errët të nazizmit.

Ishte i njohur sidomos për romanin ‘Daullja e llamarintë’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme