Lollipop, versioni më i famshëm në Android

10:03 | 9 Mars 2016
Arbresh Info

Google ka publikuar statistikat e përditësuara që shfaqin se Lollipop tani është versioni më i përdorur në Android me 36.1% të pajisjeve. Ky është një lajm i mirë pasi statistikat tregojnë që përdoruesit e platformës Android janë duke përdorur një sistem operativ modern.

Lollipop është duke marrur pozitën e liderit pas 16 muajve që debutoi dhe 5 muaj nga arritje e versionit Marshmallow, shkruan portali arbresh.info. Versioni i fundit i sistemit operativ Android ka vetëm 2.3% të pajisjeve, por kjo shifër pritet të rritet me debutimin e LG G5 dhe Samsung Galaxy S7./arbresh.info

stats

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme