Bashkimi ekonomik Kosovë-Shqipëri nuk do të mund ta ndaloj askush sepse kjo është ajo që e duan edhe vendet e Bashkimit Evropian. Kurse, brenda këtij muaji përveç bashkimit të doganave do të arrihet marrëveshje për heqjen e tarifave doganore për produktet bujqësore që hynë nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri.
Po ashtu, gjatë këtyre ditëve Kosova e Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e certifikatave sanitare. Kështu ka deklaruar për KosovaPress, ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Ne do të bashkojmë doganat, ne do të bashkojmë tarifat të ndryshme, akcizat dhe me radhë për t’u zhvilluar, për të ecur përpara dhe kjo është ajo kryesorja thelbi që thotë zoti Rama në deklaratat e tij, do të thotë nuk na pengon kush për një bashkim në qarën e Bashkimit Evropian”, ka thënë Minxhozi.
Ai po ashtu ka thënë se shumë shpejtë do të realizohet edhe projekti energjetikë për të cilën tha se Kosova ka nevojë të madhe.
“Problemin më të madh që ka sot Kosova, është energjetika dhe një bashkim ose arritje e një tregu të përbashkët në fushën hidrike të themi të energjisë do të bënte situatën sidomos në Kosovë më stabile”, ka thënë Minxhozi.
Mixhozi po ashtu ka thënë se në prill të vitit të ardhshëm Shqipëria nëpërmjet Komanit do të bashkohet me kufirin e Kosovës .
Gjëja tjetër që është shumë e rëndësishme e cilësuar nga Minxhozi, janë politikat ekonomike të përbashkëta sidomos në vijën e kufirit në fushën doganave.
“Me doganat po shikohet mundësia për të pasur një pikë të përbashkët doganore Kosovë Shqipëri…Kjo do të arrihet brenda këtij muaji, kjo do të shkurtoj kohën, do shkurtoj edhe një pjesë të financave të individëve të veçantë që bëjnë tregti me Shqipërinë, kompanive midis vete…Brenda këtij muaji do të arrihet marrëveshje për produktet bujqësore që hynë nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri do të hiqen do të thotë tarifat doganore që kanë qenë në masën 40 euro”, ka thënë ai.
Minxhozi, po ashtu ka thënë se përfaqësuesit shqiptarë janë duke punuar në drejtim të prezantimit të dy vendeve edhe tek investitorët e huaj.
“Kur flasim për investitorë ne jemi të interesuar në Shqipëri për shembull që investitorët të shtrihen edhe në Kosovë…Ne duhet të arrimë deri në atë pikë do të thotë që gjitha prioritete tona në fushën ekonomisë duhet të jenë komplementare njëra me tjetrën dhe kjo do të bëjë do të thotë që të jemi një treg sa më i afrueshëm “, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe marrëveshje, Kosovë-Shqipëri për njohjen e certifikatave sanitare, marrëveshje tjetër sipas tij pritet të bëhen në fushën e arsimit për njohjen e diplomave mes dy vendeve, si dhe marrëveshje për kurikula të njëjta.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...