Kanë kaluar tre vjet nga themelimi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ndërsa kjo periudhë ka mjaftuar që ky universitet të konsolidohet.
Kështu u tha të martën në një debat të organizuar nga Parlamenti i Studentëve, me rastin e 3-vjetorit të themelimit të Universitetit, ku u diskutua për të arriturat dhe sfidat gjatë kësaj kohe.
Panelistë në këtë debat ishin rektori, Alush Musaj, kryetari i Këshilli Drejtues (KD), Vahid Avdiu, dekani i Fakultetit Juridik, Bashkim Preteni, si dhe kryetari i Parlamentit të Studentëve, Fitim Latifaj, të cilët folën për ecurinë e Universitetit gjatë këtyre tre viteve.
Rektori Musaj, pasi uroi studentët për këtë përvjetor, tha se tradita e gjatë e studimeve akademike në Mitrovicë, ka bërë që Universiteti “Isa Boletini”, përkundër faktit që është themeluar vetëm para tri vitesh, të jetë më i konsoliduar në krahasim me universitetet e reja publike në vend.
Një prej të arriturave që duhet të potencohet patjetër, sipas tij, është bashkëpunimi me një numër të madh universitetesh në rajon, në Evropë por edhe më gjerë.
“Kjo ka bërë që studentët dhe profesorët tanë të kenë mundësi që të përfitojnë nga përvojat e universiteteve me traditë të gjatë akademike”, ka thënë Musaj.
Ai tha se situata ka ndryshuar për të mirë edhe sa i përket hapësirave të punës, duke pasur parasysh se kjo ka qenë një sfidë, me të cilën janë përballur studentët në Mitrovicë prej viteve ’90 kur janë dëbuar nga objektet e tyre në veri.
“Sa i përket hapësirave, ne presim që së shpejti të përfundoj objekti i ri në kampusin e ri universitar që është duke u ndërtuar”, theksoi Musaj, duke shtuar se mbetet që krejt fokusitë orientohet në rritjen e cilësisë së punës akademike.
Ai ka potencuar se ky është një objektiv që arrihet me përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve.
Ndërsa, kryetari i Parlamentit të Studentëve, Fitim Latifaj, foli për aktivitetet e studentëve pas konsolidimit të organeve të tyre përfaqësuese.
“Tashmë jemi të organizuar mirë dhe të përfaqësuar në të gjitha organet drejtuese të Universitetit”, tha ai.Studentët u interesuan edhe për aspekte të ndryshme që lidhen me Universitetin, si për kabinete, laboratorë, literaturë etj.
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...