Hakimi i një llogari në Facebook është njëra nga pyetjet më të mëdha nga përdoruesit e internetit sot. Është vështirë për të gjetur një mënyrë për të hakuar llogarinë e ndonjë përdoruesi në Facebook, por dikush e ka bërë atë.
Një hulumtues sigurie ka zbuluar një dobësi të thjeshtë në rrjetin social që i ka lejuar atij me lehtësi të hakojë çdo llogari në Facebook duke fituar qasje të plotë për të postuar, lexuar bisedat, dhe çdo gjë tjetër që përdoruesi në të vërtetë mund të bëjë, shkruan portali arbresh.info.
Anand Prakash nga India ka zbuluar një dobësi tek pjesa për ndryshimin e fjalëkalimit , proces të cilin e ka shfaqur edhe përmes një video të publikuar në YouTube.
Pakash zbuloi këtë dobësi në muajin shkurt dhe e raporti atë tek gjiganti Facebook më 22 shkurt. Rrjeti social ka rregulluar një lëshim të tillë dhe e ka shpërblyer atë 15.000 dollarë./arbresh.info
Osmani takon ndihmës sekretaren amerikane, diskutojnë për sh...
Mbahet Akademi Përkujtimore për nder të Afrim Bunjakut në nj...
Ndryshojnë tarifat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri, n...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
Izraeli: Hezbollah fsheh raketa brenda shtëpive
Djali i madh i Zinedine Zidane pensionohet nga futbolli në m...