Banorë të lagjes “Mati 1” dhe asaj “Tophane” kanë alarmuar autoritetet e KEDS-it dhe komunën për rrezikun që po u kanoset nga telat e rrymës. Një pjesë e tyre në rrugën “Muharrem Fejza” janë vetëm dy metra lart tokës dhe paraqesin rrezik për nxënësit e shkollës “Pavarësia”, të cilët e frekuentojnë me shumicë këtë rrugë.
Megjithëse drejtoria e shkollës e ka adresuar çështjen në KEDS, asnjë veprim deri tashti nuk është ndërmarrë.
Drejtori i shkollës “Pavarësia”, Shefki Rusinovci, ka thënë se nxënësit e shkollës janë të rrezikuar çdo ditë dhe se telat ndodhen në lartësi jo shumë të madhe që mund të paraqesin rrezik për çdo kalimtar.
“Rruga kryesore që çon te shkolla është e stërmbushur me ata tela dhe janë të vendosur jashtë çdo standardi. Ne si shkollë patëm bërë edhe një kërkesë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, e në dijeni janë edhe KEDS-i në kuadër të disa kërkesave tjera si ndriçimi e trotuaret, ndërkaq vetëm për këtë problem nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje. Ndriçimin e kanë rregulluar, ndërkaq për shkollën më e rëndësishme janë ata tela sesa ndriçimi i cili për nxënësit nuk luan rol shumë të madh, sepse mësimi përfundon gjatë ditës”, ka theksuar Rusinovci.
Të indinjuar nga mosreagimi i KEDS-it janë paraqitur edhe disa banorë të kësaj pjese.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...