Megjithëse ka arritje, arsimi në Kosovë ende mbetet larg nivelit në të cilin duhet të jetë. Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë me angazhimet, sepse për arsimin nuk është bërë kurrë mjaft. Kosova ka një numër shumë të madh të shkollave, që mjete të vetme të punës kanë shkumësin, tabelën dhe shpuzën. Elemente këto të shekullit të kaluar. Andaj dhe nuk mund të priten arritje të mëdha.
Kështu “numëron” në një intervistë për KosovaPress, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari i cili në shënimin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, ka folur për gjendjen në arsimin në Kosovë, vështirësitë me të cilët po përballet ky sektor, si dhe arritjet që janë bërë gjatë këtyre viteve.
Jashari tha se gjendja në arsim nuk është ajo që duhet të jetë, pasi që tani e sa vite, janë bërë eksperimente të shumta me këtë sektorë.
“Fatkeqësisht duhet thënë se gjendja në arsimin e Kosovës, pas luftës nuk është krejt e mirë. Ngase fillimisht edhe nga ndërkombëtaret dhe vendoret, janë bërë shumë eksperimente me arsimin…Në arsimin e Kosovës duhet thënë se është arritur goxha shumë në infrastrukturë. Ngase pas luftës kemi pasur shkolla të rrënuar a dhe nxënës që kanë punuar në kontejner. Tash kemi shkolla të ndërtuara për mrekulli, por shteti ynë nuk duhet të kënaqet me kaq. Sepse shkollat si ndërtesa janë të bukura, por brenda janë të zbarëta dhe duhet investime të mëdha, që shkolla shqipe në Kosovë, por dhe minoriteteve dhe tjerëve, të jetë e përgatitur për shekullin XXI”, tha ai..
Si arritje ai përmend pagat në këtë sektor, të cilat, siç thotë ai, janë më të larta se në vendet e rajonit. Ndërsa problem sipas tij mbetet mos implementimi i kontratës kolektive. E fajtor për mos zbatim të kësaj kontrate, mbetet niveli lokal, i cili nuk po respekton marrëveshjet e nivelit qendror, thotë Jashari.
Jashari thotë se SASHK-u asnjëherë nuk kërkoi vetëm ngritje pagash, por dhe ngritje të nivelit të punës dhe krijimin e kushteve adekuate, me qëllim që mësimdhënësit dijen e fituar të kenë mundësi ta shprehin tek nxënësit. E me kushtet momentale në shkollat e Kosovës, sipas tij kjo gjë është e pamundur.
Si arritje të madhe ai përmend dhe kontratat individuale të punës me afat të pacaktuar. Pasi që me këtë, sipas tij, arsimi ka shpëtuar nga kthetrat e politikës.
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media