Pas sukseseve të shumta që pati filmi ‘Babai’ me skenar dhe regji nga Visar Morina, ky film ka filluar shfaqjen e tij në kinematë gjermane prej datës 5 mars, duke u bërë kështu filmi i parë kosovar i cili distribuohet në kinematë gjermane.
Filmi ‘Babai’ ka filluar shfaqjen në Köln të Gjermanisë dhe vazhdon në Berlin, Münster, Hannover për të përfunduar shfaqjen në Düsseldorf.
Të pranishëm në shfaqjet e filmit do të jenë: regjisori, Visar Morina dhe protagonistët e filmit Astrit Kabashi dhe Val Maloku.
Ky është orari i shfaqjeve të filmit për të gjithë ata që jetojnë në Gjermani:
Adenauer Stiftung ne BERLIN me 07.03.2016 ne ora 18:00,
Cinema ne MÜNSTER me 08.03.2016 ne ora 19:00,
Kino im Künstlerhaus ne HANNOVER me 09.03.2016 ne ora 20:15 dhe
Bambi ne DÜSSELDORF me 10.03.2016 ne ora 19:00
‘Babai’ flet për Norin (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...