Përdoruesit e kompjuterëve Mac janë goditur nga një “ransomware”, një lloj virusi i krijuar nga hakerët, i cili kufizon qasjen në sistemin kompjuterik që ai infekton duke enkriptuar të gjithë skedarët dhe për dekriptimin e këtyre skedarëve hakerët kërkojnë një shpërblim në mënyrë që ata të japin kodet e dekriptimit.
“KeRanger” është ky program keqdashës që për herë të parë është zbuluar tek ndonjë pajisje e krijuar nga gjiganti Apple, shkruan portali arbresh.info. Ky mjet tashmë është i njohur pasi ka gjeneruar qindra e miliona dollarë për kriminelët kibernetik që kanë përdorur atë. Megjithatë, një program i tillë është parë për herë të parë në kompjuterët e kompanisë Apple.
I kontaktuar nga ‘Reuters’, Apple ka thënë se është duke punuar aktualisht për të ndaluar këtë program keqdashës./arbresh.info
Osmani takon ndihmës sekretaren amerikane, diskutojnë për sh...
Mbahet Akademi Përkujtimore për nder të Afrim Bunjakut në nj...
Ndryshojnë tarifat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri, n...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
Izraeli: Hezbollah fsheh raketa brenda shtëpive
Djali i madh i Zinedine Zidane pensionohet nga futbolli në m...