Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, ua ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, të gjithë mësimdhënësve. Ai ka thënë se kjo është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit kombëtar.
“Në këtë ditë kujtojmë rolin historik të mësuesit shqiptar që nga fillet e arsimit shqip. Kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e tyre për përhapjen e dijes dhe kontributin e tyre për emancipimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare.
Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm për edukimin e brezave të rinj, të cilët do ta fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë”, ka thënë Bajrami.
Ai u ka thënë mësimdhënësve se vetëm me kontributin e tyre ne do të mund ta përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
“Jam i bindur se së bashku Kosovës mund t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit”, thuhet në urimin e ministrit Bajrami.
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...