Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka uruar 7 marsin të gjithë mësimdhënësve, duke thënë ata do të vazhdojë me angazhimet në shërbim të mësimdhënësve dhe në mbrojtje të kërkesave të tyre të drejta.
Në urim thuhet se mësimdhënësit me punën e përkushtimin në edukimin e brezave nëpër vite e dekada janë bërë pasardhës të denjë të mësuesit Petro Nini Laurasi, të mësuesit, heroit e dëshmorit të kombit, Shaban Jashari dhe të mësuesve tjerë të përkushtuar.
“Shprehim edhe sot respektin për gjithë të punësuarit në arsim që u pensionuan gjatë viteve dhe i falënderojmë për punën dhe përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për edukimin e drejtë të brezave.Ju premtojmë se SBASHK-u do të vazhdojë me angazhimet për të qenëvazhdimisht në shërbimin tuaj dhe në mbrojtje të kërkesave tuaja të drejta.Në dialog me institucionet qendrore e lokale të shtetit tonë do të punojmë që t’i zgjedhim mirë e drejtëtë gjitha çështjet e ngritura nga ju. Të vazhdojmë me unitetin shembullor dhe të jemi sot e gjithmonë bashkë e në SBASHK. Gëzuar, pra7 Marsin këtë festë të madh e të mësuesit dhe shkollës shqipe.Ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe arritje edhe më të mëdhanë shërbim të dijes dhe arsimit në Kosovë”, thuhet në urim
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...